Bota

Zelenskyy bisedë telefonike me kryeministrin e Japonisë, në fokus shpërthimi i digës në Kherson: Akt i qëllimshëm terrorizmi nga Rusia

Zelenskyy bën me dije se në fokus të bisedimeve ishte shpërthimi i digës në Kherson, ku u shpreh se është një akt i qëllimshëm terrorizmi dhe një tjetër krim lufte i Rusisë.

9 Qershor 2023, 11:29 Nga a.l
Zelenskyy bisedë telefonike me kryeministrin e Japonisë, në fokus
Fumio Kishida dhe Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar mesditën e kësaj të premteje një bisedë telefonike me kryeministrin e Japonisë Fumio Kishida. Zelenskyy bën me dije se në fokus të bisedimeve ishte shpërthimi i digës në Kherson, ku u shpreh se është një akt i qëllimshëm terrorizmi dhe një tjetër krim lufte i Rusisë, shkruajnë mediat e huaja. 

“Unë fola për pasojat e hedhjes në erë të HEC-it të Kakhovkës nga Rusia. Ky është një akt i qëllimshëm terrorizmi dhe një tjetër krim lufte i Rusisë, i cili, në veçanti, kërcënon sigurinë e termocentralit Zaporizhzhia. Gjithashtu fola për situatën në vijën e frontit dhe për sulmet me raketa të Rusisë kundër infrastrukturës civile dhe qyteteve paqësore. Ne diskutuam përfshirjen e mëtejshme të mbështetjes së sigurisë së Japonisë, veçanërisht në fushën e çminimit dhe hapat për zbatimin e Formulës së Paqes të Ukrainës dhe përgatitjen për Samitin Global të Paqes Unë i jam mirënjohës për gatishmërinë për të mbajtur një konferencë për rimëkëmbjen e Ukrainës në fillim të vitit të ardhshëm,” theksoi ai. 

Diga Kakhovka ndodhet në lumin Dnipro, i cili ushqen një rezervuar që siguron ujë për stacionin bërthamor të Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia, më i madhi në Evropë, rreth 150 kilometra (90 milje) në rrjedhën e sipërme.

volodymyr zelenskyy fumio kishida

Sondazh

Poll