Bota

Draft Statuti i Asosacionit i propozuar nga Rama mbërrin në Berlin, nuk zbulohet ende se çfarë përmban

Lajmin e ka konfirmuar për mediat kosovare zëdhënësi i Qeverisë gjermane, i cili nuk ka dhënë detaje se çfarë përmban dokumenti. 

9 Qershor 2023, 11:02 Nga a.l
Draft Statuti i Asosacionit i propozuar nga Rama mbërrin në Berlin,
Edi Rama

KOSOVË- Draft Statuti i Asosacionit i propozuar dje nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbërritur në Berlin. Lajmin e ka konfirmuar për mediat kosovare zëdhënësi i Qeverisë gjermane, i cili nuk ka dhënë detaje se çfarë përmban dokumenti. 

“Ne mund të konfirmojmë marrjen e një dokumenti të tillë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj se nuk duam të komentojmë përmbajtjen konfidenciale”, tha për Kosova Online zëdhënësi i Qeverisë gjermane. 

Rama njoftoi dje se ka përgatitur një draft për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të vendit, duke pretenduar se përmes këtij drafti propozon një zgjidhje për krizën në Kosovë. Drafti sipas Ramës është hartuar pa marrë dakordësinë dhe pa u konsultuar me kryeministrin Albin Kurti. Kryeministri i Shqipërisë tha se dokumenti është konfidencial dhe se me kontributin e tij është hartuar nga ekspertë të pavarur. 

edi rama olaf scholz

Sondazh

Poll