Bota

Ligji i ri në Francë, influencerët do të dënohen nëse abuzojnë me reklamimin e produkteve

Legjislacioni i ri i përcakton influencuesit si aktorë të ndikimit tregtar në gjuhën ligjore dhe i ndalon ata, nën kërcënimin e sanksioneve, të reklamojnë llotari ose lojëra kumari që mund të përdoren lehtësisht nga të miturit. 

9 Qershor 2023, 11:16 Nga a.l
Ligji i ri në Francë, influencerët do të dënohen
Foto ilustruese

FRANCË- Ligjvënësit francezë dhanë dritën jeshile të ligjit të ri që synon të mbrojë konsumatorët nga lojërat e fatit dhe kozmetika, të cilat shpesh përdorin shërbimet e ndikuesve të mediave sociale për të promovuar produktet e tyre. 

Ligji është përshkruar si i pari i këtij lloji në Evropë që përcakton rolin e personaliteteve në internet dhe cakton përgjegjësinë dhe fajin për veprimet e tyre nëse kapen duke reklamuar shërbime të tilla, shkruajnë mediat e huaja. 

Legjislacioni i ri i përcakton influencuesit si aktorë të ndikimit tregtar në gjuhën ligjore dhe i ndalon ata, nën kërcënimin e sanksioneve, të reklamojnë llotari ose lojëra kumari që mund të përdoren lehtësisht nga të miturit. 

Për më tepër, ligji ndalon promovimin e praktikave mjekësore, si kirurgjia estetike dhe promovimi i pajisjeve mjekësore të dyshimta. Po kështu, syri vigjilent i qeverisë do të vëzhgojë nëse ndikuesit reklamojnë produkte të duhanit. 

france

Sondazh

Poll