Bota

'Nuk ka bisedime me Vuçiç'/ Opozita serbe: E vetmja zgjidhje për krizën janë zgjedhjet

 Ai gjithashtu tha se do të marrë pjesë edhe në protestat që do të organizohen.

9 Qershor 2023, 10:07 Nga a.l
'Nuk ka bisedime me Vuçiç'/ Opozita serbe: E vetmja
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Nënkryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë, Predrag Marseniç deklaron se nuk ka bisedime me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ka shtuar se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza. Në një intervistë për mediat serbe, Marseniç tha se Vuçiç humbi legjimitetin si president kur pranoi planin evropian për Kosovën, shkeli Kushtetutën dhe njohu pavarësinë e Kosovës. 

“Për ne ai praktikisht nuk është më president i Serbisë. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo krizë”, theksoi nënkryetari i DSS-së së Re.

 Ai gjithashtu tha se do të marrë pjesë edhe në protestat që do të organizohen.

"Po, mendoj se kam qenë vetëm një herë. Pothuajse të gjithë nga partia shkojmë në protesta, madje i kemi bërë thirrje përmes rrjeteve. Populli doli në rrugë me justifikim të plotë”, përfundoi Marseniç. 

Më herët presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se Serbia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa nuk dha detaje se kur do të shpalleshin. 

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll