Bota

Rrëzohet helikopteri në brigjet veriore të Tunizisë, ndërrojnë jetë 4 anëtarët e ekuipazhit

Helikopteri po kryente një fluturim mbrëmjen e së mërkurës në rajonin e Bizertës, kur në rrethana të paqarta ra në det duke shkaktuar vdekjen e katër anëtarëve të ekuipazhit.

9 Qershor 2023, 10:52 Nga a.l
Rrëzohet helikopteri në brigjet veriore të Tunizisë,
Foto ilustruese

TUNIZI- Një helikopter ushtarak është rrëzuat në brigjet veriore të Tunizisë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes së vendit. Mediat e huaja raportojnë se nga aksidenti nuk ka asnjë të mbijetuar. 

Helikopteri po kryente një fluturim mbrëmjen e së mërkurës në rajonin e Bizertës, kur në rrethana të paqarta ra në det duke shkaktuar vdekjen e katër anëtarëve të ekuipazhit.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se janë gjetur dy trupa dhe disa mbeturina dhe se kërkimet për dy personat e zhdukur po vazhdojnë me ndihmën e një ekipi zhytësish.

Me rastin e aksidentit, presidenti tunizian Kais Sagent nënvizoi nevojën e modernizimit të forcave të armatosura të vendit të tij, ndërsa shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave. Në tetor 2021, tre ushtarë u vranë kur helikopteri me të cilin ndodheshin u rrëzua gjatë një stërvitje nate në rajonin Gabes të Tunizisë jugore. 

tunizi

Sondazh

Poll