Bota

Skandali i 'Stormy Daniels'/ Trump del të martën para gjykatës

Ai pritet të paraqitet në një gjykatë federale në Miami në orën 15:00 të së martës pasdite për gjykimin. Kjo shënon herën e parë në historinë e SHBA-së që qeveria federale padit një ish-komandant të përgjithshëm.

9 Qershor 2023, 10:19 Nga a.l
Skandali i 'Stormy Daniels'/ Trump del të martën para
Donald Trump

SHBA- Në një ngjarje të paprecedentë në historinë amerikane, ish-presidenti Donald Trump është paditur nga një juri e madhe federale për keqpërdorimin e dyshuar të dokumenteve të klasifikuara. 

Siç raportojnë mediat e huaja, kjo është aktakuza e dytë ndaj Trump, i cili u padit në prill nga zyra e prokurorit të qarkut të Manhatanit për 34 akuza përfshirë pagesat e fshehta që ai i bëri në vitin 2016 yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels dhe modeles së Playboy Karen McDougal për të mbuluar aferat e supozuara me të dyja gratë. 

Ai pritet të paraqitet në një gjykatë federale në Miami në orën 15:00 të së martës pasdite për gjykimin. Kjo shënon herën e parë në historinë e SHBA-së që qeveria federale padit një ish-komandant të përgjithshëm.

donald trump

Sondazh

Poll