Bota

'Problemin e kemi me Kurtin! Vuçiç është partner i mirë'/ Deputeti i PE reagon ashpër për deklaratën e ambasadorit Hill: Kjo është çmenduri

Përmes një postimi në Twitter, Butikofer reagoi duke thënë se deklarata e Hill-it është thjesht një çmenduri.

9 Qershor 2023, 10:24 Nga a.l
'Problemin e kemi me Kurtin! Vuçiç është partner i
Reinhard Butikofer

Reinhard Butikofer, politikani gjerman, njëherësh edhe deputet i Parlamentit Evropian ka reaguar lidhur me deklaratën e bërë më herët nga ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill i cili tha se Vuçiç është 'partner i mirë' ndërsa me kryeministrin Albin Kurti kishin probleme. 

“Mendoj se kemi një problem me zotin Kurti, ai nuk është i gatshëm ta pranojë. Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner. Por këtë vendim ia lë ambasadës sonë në Prishtinë”, ka thënë Hill.

Përmes një postimi në Twitter, Butikofer reagoi duke thënë se deklarata e Hill-it është thjesht një çmenduri.

“Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, duke komentuar konfliktin e vështirë Serbi-Kosovë, e quan Presidentin Vuçiç “partner të mirë” derisa vë në pikëpyetje nëse Shtetet e Bashkuara ‘mund ta konsiderojnë ende” Kryeministrin e Kosovës “partner”. Thjesht çmenduri”, tha Butikofer në rrjetin social ‘’Twitter’’. 

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill vuri në pikëpyetje nëse SHBA mund ta konsiderojë ende partner Kurtin, duke shprehur superlativa për presidentin serb Aleksandër Vuçiç. 

reinhard butikofer

Sondazh

Poll