Politike

“A keni ambicie për të marrë drejtimin e PD?”/ Korreshi: Në Lushnjë po! Duhen ngjitur shkallët me radhë

Korreshi është i mendimit që shkallët në politikë duhen ngjitur gradualisht, nga ato më të ulëtat, për të shkuar në pozicionet drejtuese.

8 Qershor 2023, 18:29 Nga A.B
“A keni ambicie për të marrë drejtimin e PD?”/
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është shprehur se nuk ka ambicia për të marrë drejtimin e kësaj force politike. Për 'Panorama TV', teksa u pyet nga gazetarja, ku me shaka tha “në Lushnjë po”.

Ai shtoi se është i mendimit që shkallët në politikë duhen ngjitur gradualisht, nga ato më të ulëtat, për të shkuar në pozicionet drejtuese.

Pyetja- A keni ambicie për të marrë drejtimin e PD-së?

Korreshi- Në Lushnje po, por këtu në Tiranë… Unë nuk kam ambicie për t’u bërë kryetar i PD-së. Mendoj se në politikë hyet për ambicie, por duhen ngjitur shkallët me radhë, bëhesh njëher Kapter, e me radhë. Nuk e kam këtë ambicie

/Dosja.al

saimir korreshi

Sondazh

Poll