Politike

'Fermerët s'kanë mbështetje'/ Noka në Kuvend: Ne po hamë atë që as bagëtitë e Serbisë nuk e hanë

Noka theksoi se gjendja është shumë problematike. 

8 Qershor 2023, 17:16 Nga A.B
'Fermerët s'kanë mbështetje'/ Noka në Kuvend:
Flamur Noka

TIRANË- Të drejtat e fermerëve ishin një nga pikat që u diskutua gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Deputeti Flamur Noka akuzoi qeverinë se nuk ka mbështetur fermerin shqiptar. Ai theksoi se gjendja është shumë problematike. 

“Në Shqipëri gjëja e gjallë po shfaroset. Në Elbasan vaji i ullirit kishte bllokuar edhe banesat sepse nuk kishin ku ta çonin. Qumështi pluhur që vjen këtu e ka falimentuar fermerin shqiptar. E tha edhe kolegu Braçe, në Lushnje fermerët nuk kanë mbështetje. Ne hamë atë që nuk hanë as bagëtitë e Serbisë, se hanë, po e hamë ne këtu. Deri në fund të mandatit tuaj nuk do të gjeni as 100 kokë lopë në Shqipëri”, ka thënë Flamur Noka.

flamur noka seance plenare 8 qershor 2023

Sondazh

Poll