Politike

"Po bën terror në Laç e Fushë Kuqe, Ulsi ki KUJDES'/ Noka paralajmëron Manjën: Ruhu! Edhe Gjushi kështu bënte, e shiti babloku

Noka iu drejtua ministrit Ulsi Manjës, duke i thënë që të bëjë kujdes, pasi edhe ai mund të arrestohet e shitet, njëjtë si Dako.

8 Qershor 2023, 18:04 Nga A.B
"Po bën terror në Laç e Fushë Kuqe, Ulsi ki
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka komentoi sërish gjatë seancës së sotme arrestimin e Vangjush Dakos. Ai iu drejtua ministrit Ulsi Manjës, duke i thënë që të bëjë kujdes, pasi edhe ai mund të arrestohet e shitet, pasi sipas tij, Rama bëri kështu me Dakon.

'Ministri bën terror në Laç, në Mamurras, në Fushë Kuqe, ja pra ja, kjo është fytyra e rilindjes, kjo është farsa. Edhe 5 personalitet te harit që ka pasur po i ikin, pse po i ikin se po i trajtoni si qen. O do bëhesh kamikaz i rilindjes ose nuk ke punë.

Prisni se ka thënë ky që nuk keni parë gjë akoma. Këto mburren, edhe Gjushi kështu bënte, shantazhonte, por e shiti babloku, Ulsi ki kujdes nga shitja se janë të hapura'- tha Noka./Dosja.al

ulsi manja seance plenare 8 qershor 2023

Sondazh

Poll