8 Qershor 2023, 18:08
Nga A.B
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u akuzua ditën e sotme nga kryedemokrati Sali Berisha se ka nxjerrë sekretin hetimor për arrestimin e Vangjush Dakos. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Manja tha se Sali Berishën do e njoftojë 10 ditë para nëse SPAK vendos urdhër arrest ndaj tij.
“Flamur thuaj Saliut të mos mërzitet për Dakon se do ta njoftoj një javë para. Për shkak të moshës së thyer do i them 10 ditë fare, do e konsumoj dhe një herë atë vepër penale… Meqë më akuzoi se kisha dekonspiruar sekretin, do ta konsumoj dhe një akuzë tjetër dhe do ta njoftoj një javë më para. Për ju, vjedhje votash dhe krim elektoral ka patur vetëm atje ku ka fituar PS. Flamur humbe këtë radhë se s’ju duan qytetarët, nuk është faji im ky. Keni qenë dhe ju dikur si ish ministër dhe jemi si nata me ditën unë me ty tek raporti me ligjin e drejtësinë.
Në shpatullat e mia nuk rëndojnë jetë njerëzish. Gara mbaroi, përballoni me dinjitet humbjen ndërsa nëse ke raste se Ulsi Manja në cilësinë e drejtuesit politik dhe ministrit, je i lutur të çosh kallëzimin në organet kompetente. Pallavra këtu është mësuar ky milet se e keni bërë zakon. Shko çojë dhe jam i gatshëm që të shkoj të përgjigjem sa herë të më kërkojnë organet ligjzbatuese. Ju jepni opinionet he kur shkoni atje thoni janë opinione politike. Dhe sa për votën në burgje, edhe për këtë do të jap përgjigje publikisht.
Një nga standardet e mia në drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë falë një ekipi dhe skuadre jemi kujdesur t’ju garantojmë të drejtën e votës të paraburgosurve e të dënuarve se janë banorë rezident që i ka dënuar drejtësia, jo qeveria. Drejtoria e përgjithshme e burgjeve në respektim dhe komunikim të vazhdueshëm ka garantuar të drejtën e votës dhe jemi krenar pse e kemi garantuar këtë standard. Burgjet tona, sot për fat kanë monitorim të brendshëm e të jashtëm. Për ty bota fillon e mbaron te Saliu. Je i lutur, së bashku me të gjithë kolegët e deputetët e këtij parlamenti, shko e vizito institucionet dhe pyesni të paraburgosurit e të dënuarit si kanë votuar dhe a kanë qenë të lirë të cojnë votën atje ku duan”, tha Manja
ulsi manja sali berisha seance plenare 8 qershor 2023
Politike
8 Qershor 2023, 18:04
A.B
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka komentoi sërish gjatë seancës së sotme arrestimin e Vangjush ...
Politike
8 Qershor 2023, 18:01
A.B
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja Jorida Tabaku komentoi ditën e sotme në Kuvend për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durr&eu...
Politike
8 Qershor 2023, 17:41
k.m.
Edi Rama
SHBA- Për një kohë të gjatë, pjesa më grindavece e Evropës, rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të ke...
Politike
8 Qershor 2023, 17:45
A.B
Taulant Balla dhe Flamur Noka
TIRANË- "Ti Sali do vazhdosh (sa të jesh gjallë) t’i hashë atë që s’thuhet Partis&e...
Politike
8 Qershor 2023, 17:38
A.B
Erion Brace
TIRANË- Bujqësia u diskutua e u ngrit si çështje nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në sall&...
Politike
8 Qershor 2023, 17:34
k.m.
Pamje nga takimi
TIRANË- Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare dhe anëtar i Shefave të Shtabit të Përbashkët...
Politike
8 Qershor 2023, 17:16
A.B
Flamur Noka
TIRANË- Të drejtat e fermerëve ishin një nga pikat që u diskutua gjatë seancës së sotme plenare në...
Politike
8 Qershor 2023, 16:57
k.m.
Evis Kushi dhe deputetët e tjerë
TIRANË- Disa kanë kërkuar drejtësi, e të tjerë nuk kanë zgjedhur që t&eu...
Politike
8 Qershor 2023, 16:37
A.B
Flutura Acka
TIRANË- Deputetja demokrate, Flutura Açka mendon se Partia Demokratike duhet të bashkohet nëse Berisha nuk do jetë ...
Politike
8 Qershor 2023, 16:22
m.s
Olta Xhaçka
ARABIA SAUDITE- Shqipëria edhe një herë tjetër ka rikonfirmuar qëndrimin e saj, për vijimi e luftës k...