Politike

Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare viziton Shqipërinë, takohet me Ramën dhe Begajn

Sot, takimet i kanë zhvilluar me kryeministrin Edi Rama dhe me presidentin Bajram Begaj, por edhe me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit Gjeneral Brigade, Arben Kingji.

8 Qershor 2023, 17:34 Nga k.m.
Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare viziton
Pamje nga takimi

TIRANË- Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare dhe anëtar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA, gjenerali Daniel R. Hokanson, ndodhet në Shqipëri ku pritet të zhvillojë një sërë takime me figura të njohura të politikës.

Sot, takimet i kanë zhvilluar me kryeministrin Edi Rama dhe me presidentin Bajram Begaj, por edhe me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit Gjeneral Brigade, Arben Kingji. Gjithashtu, gjatë vizitës në Shqipëri pritet që të takohet edhe me trupat amerikane në Shqipëri por edhe me ato shqiptare të vendosura në Zall Herr të Tiranës.

POSTIMI I AMBASADËS AMERIKANE: 

Gjenerali Daniel R. Hokanson, shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare dhe anëtar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA, po viziton Shqipërinë këtë javë. Ai është këtu për të nënvizuar bashkëpunimin e fortë midis Gardës Kombëtare dhe Forcave të Armatosura Shqiptare, në veçanti Programin 22-vjeçar të Partneritetit Shtetëror midis Gardës Kombëtare të Nju Xhersit dhe Shqipërisë, si dhe për të vlerësuar kontributet e rëndësishme të Shqipërisë si aleate në NATO. Gjenerali Hokanson gjatë vizitës së tij u takua me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama. Ai do të takojë gjithashtu Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit, Gjeneral Brigade Arben Kingji. Ai do të takohet me ushtarë amerikanë dhe shqiptarë në Zall Herr. Në pozicionin e tij aktual, gjenerali Hokanson shërben si këshilltar ushtarak i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Sekretarit të Mbrojtjes, Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe është kanali zyrtar i komunikimit i Departamentit të Mbrojtjes me Guvernatorët dhe Gjeneralët Adjutantë të Shtetit për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Gardën Kombëtare. Ai është përgjegjës për të siguruar që më shumë se 453,000 personeli i Gardës Kombëtare të Ushtrisë dhe Ajrit të jenë të aksesueshëm, të aftë dhe të gatshëm për të mbrojtur atdheun dhe për të siguruar burime të gatshme luftarake për Ushtrinë dhe Forcat Ajrore.

daniel r. hokanson daniel r. hokanson ne shqiperi

Sondazh

Poll