Politike

Arrestimi i Vangjush Dakos, deputetët komente 'UNISON’: Të bëhet drejtësi, kush gabon paguan!

E para që komentoi ishte Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila tha se drejtësia do duhet të bëj punën, e të njëjtën koment kanë bërë edhe të tjerë që kanë ndaluar për mediat.

8 Qershor 2023, 16:57 Nga k.m.
Arrestimi i Vangjush Dakos, deputetët komente 'UNISON’: Të
Evis Kushi dhe deputetët e tjerë

TIRANË- Disa kanë kërkuar drejtësi, e të tjerë nuk kanë zgjedhur që të komentojnë fare arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Teksa futeshin sot në Kuvendin e Shqipërisë, të gjithë janë ndaluar për një koment nga gazetarët. E para që komentoi ishte Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila tha se drejtësia do duhet të bëj punën, e të njëjtën koment kanë bërë edhe të tjerë që kanë ndaluar për mediat. Ndërsa të tjerët kanë zgjedhur shpërfilljen.

KOMENTET e DEPUTETËVE DHE MINISTRAVE: 

Evis Kushi: Drejtësia të bëjë punën e saj, ne nuk i komentojmë

Bujar Çela: Nuk ka qenë ndonjëherë kolegu im zoti Dako. Drejtësia e pavarur, drejtësia mbi të gjitha.

Blerina Gjylameti: Ditë të mbarë!

Petro Koçi: E kam bërë komentin unë.

Ornaldo Rakipi: Nuk kam koment!

Fadil Nasufi: Distancimi politik është i nevojshëm. Secili mban përgjegjësi personale

Dashamir Shehi: Kush ka gabuar do të paguajë, jo për atë po për të gjithë.

Pse akuzohet Dako?

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe bashkëpunëtorët e tij në bashki akuzohen për 'shpërdorim detyre' dhe 'falsifikim dokumentesh' në dy raste. Rasti i parë ka të bëj me një pallat që u nis me 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në vitin 2014. Ky pallat për shkak se nuk ishte bërë kontrolli sizmik nuk arriti që të përballonte tërmetin në vitin 2019 dhe u dëmtua. Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit Fiqiri Farruku. Për këtë rast akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj. Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Për këtë akuzohen Vangjush Dako dhe grupi punës i përbërë nga, Adhurim Qehajaj, Diana Dedja, Adnan Toçila, anëtarë të cilët kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit. Fondi limit i tenderit në fjalë ishte 21 milionë lekë, por për shkak të një gabimi në sipërfaqen e projektit, ku u ndryshua nga 2.04 hektarë në 20.4 hektarë, vlera arriti në 210 mln lekë./Dosja.al

seance plenare 8 qershor 2023

Sondazh

Poll