Politike

Alarm për bujqësinë! Braçe në Kuvend: 74 mijë ton grurë vendas rrezikohet nga gruri ukrainas me çmim të lirë

Braçe tha se bujku shqiptar rrezikohet për shkak të çmimit të lirë që ka gruri i ardhur nga Ukraina, ndërsa vende si Bullgaria, Rumania dhe Polonia kanë marrë tashmë masa për të lejuar kalimin e grurit ukrainas drejt vendeve të treta por duke e ndaluar për përdorim të brendshëm.

8 Qershor 2023, 17:38 Nga A.B
Alarm për bujqësinë! Braçe në Kuvend: 74 mijë
Erion Brace

TIRANË- Bujqësia u diskutua e u ngrit si çështje nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Ky i fundit, kërkoi nga Ministria e Bujqësisë që të mbrojë prodhuesit vendas të grurit, të cilët rrezikohen nga gruri i importuar nga Ukraina, produkt që vjen në treg me çmim më të lirë.

Braçe tha se bujku shqiptar rrezikohet për shkak të çmimit të lirë që ka gruri i ardhur nga Ukraina, ndërsa vende si Bullgaria, Rumania dhe Polonia kanë marrë tashmë masa për të lejuar kalimin e grurit ukrainas drejt vendeve të treta por duke e ndaluar për përdorim të brendshëm.

“Një informacion që ia kam kërkuar AKU, 125 etiketa kanë vaj palme. Do vazhdojmë të kemi gjizë me vaj palme? Do vazhdojmë të kemi qumësht dhe djathë me niseshte dhe qumësht pluhur? Se ja ku e kemi këtu. Ka ndonjë instutucion që mat këtë përqindje të produkteve shtesë? Se dakord që lejohet, por sasia që hidhet brenda. Deri tani nga informacioni që kam marrë nga Doganat kanë hyrë 54 mijë ton grurë ndërkohë që po vjen një superprodhim gruri.

Dhe gruri që vjen nga Ukraina është shumë më i lirë. Bullgaria, Hungaria, Polonia kanë ngritur shqetësimin për ardhjen e grurit nga Ukraina me çmime të lira. E kanë ndaluar që të mos dëmtohen vendasit, dhe e kanë lejuar të kalojë tranzit. Kemi diku te 74 mijë ton, por kjo është vetëm 1/3 e prodhimit që presim. Është mirë që të bashkohemi në një pikë, që është shumë më e rëndësishme. Të mbrojmë bujkun. Nëse dita e punës së një bujku këtu konkurron atë të një argati në Greqi, duhet të krijojmë kushtet që ata të qëndrojnë këtu”, deklaroi Braçe./Dosja.al

erion brace seance plenare 8 qershor 2023

Sondazh

Poll