Politike

"Ti Sali do t’ia hash...."/ Deklarata e Ballës për Berishën, Noka: Alabak ordiner! Balla: Kanë probleme mendore ata që...(REPLIKAT)

Noka kërkoi përjashtimin e Ballës nga seanca, mirëpo kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga kryesuesja e seancës.

8 Qershor 2023, 17:45 Nga A.B
"Ti Sali do t’ia hash...."/ Deklarata e Ballës për
Taulant Balla dhe Flamur Noka

TIRANË- "Ti Sali do vazhdosh (sa të jesh gjallë) t’i hashë atë që s’thuhet Partisë Socialiste"-tha kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla për kryedemokratin Sali Berisha, që shkaktoi më pas agravimin e situatës në Kuvend. 

Ishte deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ai i cili reagoi i pari, e madje kërkoi edhe përjashtimin e Ballës nga seanca, mirëpo kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga kryesuesja e seancës.

REPLIKAT:

Taulant Balla: Ti Sali do vazhdosh (sa të jesh gjallë) t’i hashë atë që s’thuhet Partisë Socialiste. Ironia më e madhe e kësaj foltoreje është që të vijë Sali Berisha dhe të thotë se drejtësia vonon por nuk harron, që Sali Berisha të marrë nëpër gojë edhe Vangjush Dakon i cili ka shpërdoruar detyrën për një leje pallati kur ky ka vrarë duke shpërdoruar detyrën. Unë nuk e di se çfarë bën Prokuroria e Tiranës duke qenë se atje mbahet peng dosja e Aleks Nikës dhe në dosje thuhet se është një vrasje pa autor, kur vetë Sali Berisha ka thënë në këtë foltore por edhe nëpër studio televizive që e ka vrarë ai, ka thënë vetë që ka qenë ai që ka dhënë urdhër që të qëllohet.

Flamur Noka: Merr masa për ta përjashtuar! Merr masa kryetare. Jeni nënë dhe gjyshe, nuk besoj se jeni shurdhe. Është fjalë që nuk mund të përdoret zhargon, ndërhyni dhe merrni masa, të përjashtohet urgjentisht si alabak ordiner, për gjuhën e përdorur. Une e kutpoj se ju mund të jeni mësuar, por kjo është e paparanueshme.

Taulant Balla: Për reagimin e atyre që janë ngjitur pas këpucës së Saliut dhe iu shkon mendja tek ndonjë fjalë jo etike. Por unë në fjalën time nuk kam përdorur ndonjë fjalë jo etike. Atyre që u shkon mendja tek ajo fjala kanë probleme të tyre mendore. Ajo që po u them është se Berisha Partisë Socialiste, edhe 10 kanë kaluar, edhe 10 do kalojë, do vazhdojë ti bëjë atë që ka marrë si përgjigje përgjatë këtyre viteve. Kaq kisha./Dosja.al

taulant balla flamur noka seance plenare 8 qershor 2023

Sondazh

Poll