Bota

Kuvendi i Kosovës miraton 4 marrëveshje ndërkombëtare

Krahas kësaj, Kuvendi miratoi edhe Deklaratën për antisemitizmin. 

8 Qershor 2023, 18:14 Nga a.l
Kuvendi i Kosovës miraton 4 marrëveshje ndërkombëtare
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës miratoi sot me 85 vota pro Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2022. Deputetët e Kuvendit në seancën e sotme miratuan edhe tre marrëveshje ndërkombëtare me Slloveninë.

Ata i dhanë dritë të gjelbër marrëveshjes me Slloveninë për zbatimin e ndërsjellë të aktgjykimeve në çështjet penale, mbi ekstradimin dhe për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale.

Pozitë dhe opozitë miratuan edhe Projektligjin për aderimin në marrëveshjen për statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për personat e zhdukur. Krahas kësaj, Kuvendi miratoi edhe Deklaratën për antisemitizmin. 

mblidhet kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll