Bota

Sulmi me thikë në Francë, dëshmitarja: Jam në shok! Fëmijët ishin në park

Në Paris, ligjvënësit ndërprenë një debat për të mbajtur një moment heshtje për të plagosurit.

8 Qershor 2023, 16:06 Nga a.l
Sulmi me thikë në Francë, dëshmitarja: Jam në shok!
Eleanor Vincent

FRANCË- Eleanor Vincent, një autore amerikane e cila ishte me pushime në Annecy aty ku sot ndodhi sulmi me thikë që la të plagosur 7 persona mes tyre 6 fëmijë ka treguar momentin kur policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa theksoi se ishte e tronditur nga ajo që kishte ndodhur, shkruajnë mediat e huaja. 

“Sapo dëgjova sirenat dhe pashë policinë duke vrapuar, e kuptova se diçka e tmerrshme po ndodhte. jam ne shok. Është një park ku i nxjerrin fëmijët për të ecur. Si prind që ka humbur një fëmijë, e di se çfarë po përjetojnë këta prindër. Është një tmerr përtej besimit”, tha Vincent.

Në Paris, ligjvënësit ndërprenë një debat për të mbajtur një moment heshtje për të plagosurit. 

eleanor vincent

Sondazh

Poll