Bota

Aleat me Rusinë në luftën kundër Ukrainës, Britania vendos sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

Paketa e re përfshin ndalimin e importit të arit, çimentos, drurit dhe gomës nga Bjellorusia dhe bllokimin e eksporteve në Bjellorusi nga Britania e kartëmonedhave dhe makinerive, teknologjive dhe materialeve që mund të përdoren për prodhimin e armëve kimike dhe biologjike.

8 Qershor 2023, 15:44 Nga a.l
Aleat me Rusinë në luftën kundër Ukrainës, Britania
Bjellorusi dhe Britani

BRITANI- Britania ka njoftuar një paketë të re sanksionesh kundër Bjellorusisë për mbështetjen e saj ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja. Paketa e re përfshin ndalimin e importit të arit, çimentos, drurit dhe gomës nga Bjellorusia dhe bllokimin e eksporteve në Bjellorusi nga Britania e kartëmonedhave dhe makinerive, teknologjive dhe materialeve që mund të përdoren për prodhimin e armëve kimike dhe biologjike. 

“Kjo paketë e re rrit presionin ekonomik ndaj Lukashenkos dhe regjimit të tij, i cili lehtëson në mënyrë aktive përpjekjet ruse të luftës dhe injoron integritetin territorial të Ukrainës", tha sekretari i Jashtëm britanik James Cleverly.

Britania thotë se sanksionet e reja do të parandalojnë gjithashtu entitetet e caktuara mediatike bjelloruse nga përhapja e propagandës në MB. Nën udhëheqjen e Aliaksandr Lukashenkës që nga viti 1994, Bjellorusia mbetet aleati më i fortë i Rusisë në mesin e ish shteteve sovjetike dhe ka luajtur një rol vendimtar në lehtësimin e pushtimit të Ukrainës nga Kremlini në shkurt 2022. Zhvillimet e fundit përfshijnë vendimin e Rusisë për të vazhduar me vendosjen e armëve taktike bërthamore në Toka bjelloruse.

james cleverly

Sondazh

Poll