Bota

Merr flakë treni në Austri/ Evakuuohen qindra pasagjerë, plagosen 50 të tjerë

Autoritetet kanë arritur të evakuuojnë në kohë qindra pasagjerë, ndërsa raportohet se rreth 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

8 Qershor 2023, 16:14 Nga a.l
Merr flakë treni në Austri/ Evakuuohen qindra pasagjerë, plagosen
Merr flakë treni në Austri

AUSTRI- Një tren me pasagjerë është përfshirë nga flakët në Austri. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në tunelin pranë Fritzens. 

Autoritetet kanë arritur të evakuuojnë në kohë qindra pasagjerë, ndërsa raportohet se rreth 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Treni me deri në 370 pasagjerë në bord ishte në tunelin pranë Fritzens, në lindje të Innsbruck në rajonin e Tirolit, kur filloi të merrte flakë. Po hetohet për të mësuar shkaqet e zjarrit. 

austri

Sondazh

Poll