Bota

Propozimi i Ramës për Asosacionin/ Deputeti i LVV: Nuk ishte e nevojshme! Kosova ka mjaft njerëz që kujdesen dhe shqetësohen për të

Përmes një postimi në rrjete sociale, Basha shkruan se ndërhyrja e kryeministrit në çështjet e Kosovës është e pavend. 

8 Qershor 2023, 15:48 Nga a.l
Propozimi i Ramës për Asosacionin/ Deputeti i LVV: Nuk ishte e
Dimal Basha

KOSOVË- Deputeti i Vetëvendosjes Dimal Basha ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës, se ka dërguar një draft për asociacionin e komunave ku jetojnë serbë në Kosovë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Basha shkruan se ndërhyrja e kryeministrit në çështjet e Kosovës është e pavend. 

“Qenka shqetësu Kryeministri Edi Rama për shqetësimin e mikut të tij, e që është Asociacioni. Bile e paska marrë mundin me draftu një statut! Z. Rama, a keni dërguar tek bashkësia ndërkombëtare ndonjë statut për ndonjë Asociacion për shqiptarët e Luginës? I dashur Kryeministër Rama, e di që në të kaluarën politikanë tanë në Kosovë të kanë ngarkuar me shqetësime të ndryshme, mirëpo kanë ndërruar kohërat dhe personalisht të liroj nga ky shqetësim, sepse Kosova tani ka mjaft njerëz që kujdesen dhe shqetësohen për Kosovën”, shkruan deputeti në një postim në facebook.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgatitur draft për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të Kosovës. Drafti për zgjidhjen e krizës në Kosovë është hartuar pa marrë dakordësinë më parë të kryeministrit Albin Kurtit. Rama pretendon se draftin që ka përpiluar vetë me ekspertë amerikane, ua ka dorëzuar Gjermanisë e Francës, më saktë presidentit Emmanuel Macron e kancelarit Olaf Scholz.

dimal basha

Sondazh

Poll