Politike

Nicholas Abbott flet për planin “Rama”: Në këtë kohë të vështirë Kosova të dëgjojë këshillën që vjen prej Shqipërisë

I pyetur nëse Kosova e ka të nevojshme ndihmën e Shqipërisë për draft-statutin, ambasadori amerikan në Kosovë tha se gjithmonë është e mirëpritur një këshillë që vjen nga miqtë e partnerët

8 Qershor 2023, 16:11 Nga m.s
Nicholas Abbott flet për planin “Rama”: Në këtë
Nicholas Abbott

TIRANË- Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, është shprehur se nuk e ka lexuar ende draft-statutin që qeveria shqiptare i parashtroi Macron dhe Scholz, megjithatë propozimet për shtensionimin e situatës mbeten të mirëpritura. Ai tha se nuk është e nevojshme për kryebashkiakët që të punojnë nën mbikqyrjen policore, dhe që njësitë speciale të Kosovës të sillen si roje për ndërtesat komunare.

“Një pyetje shumë e mirë, por kam frikë se nuk kam pasur kohë ta lexojë atë akoma. Ne mbetemi të shqetësuar si gjithë Kosova për zhvillimet në Veri. Ne po vijojmë në mënyrë të vazhdueshme të kërkojmë për shtensionimin e situatës. Nuk mendojmë se është e nevojshme për kryebashkiakët që të punojnë nën mbikqyrjen policore. Ne gjithashtu nuk besojmë se është e nevojshme që njësitë speciale të Kosovës të sillen si roje për ndërtesat komunare. Ata kanë punë më të rëndësishme për të bërë. Kështu që unë shpresoj se në ditët që vijnë, do të shohim një ndryshim, propozime dhe më shumë bashkëpunime midis agjensive të sigurisë. Si ambasador unë aktualisht jam duke folur me shumë njerëz, në përpjekje për të kuptuar se cila është rruga më e mirë për të ecur para”, tha Abbott.

I pyetur nëse Kosova e ka të nevojshme ndihmën e Shqipërisë për draft-statutin, ambasadori amerikan në Kosovë tha se gjithmonë është e mirëpritur një këshillë që vjen nga miqtë e partnerët. Ai vendosi pikat mbi “i”, ku theksoi se Shqipëria është një vend shumë i afërt me Kosovën.

“Këto janë kohë të vështira dhe mendoj se është e rëndësishme për Kosovën që të dëgjojë një këshillë që vjen prej miqve dhe partnerëve të saj. Shqipëria është një vend shumë i afërt me Kosovën”, përfundoi ai.

Kryeministri Rama deklaroi sot se i ka dërguar presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz një dokument konfidencial për draft-statutin e asociacionit. Rama tha se “krijimi i asociacionit të komunave serbe në Kosovë është çelësi për të hapur përfundimisht derën e afrimimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, e njohjes së saj nga të gjithë, e uljes së saj në Kombet e Bashkuara dhe të gjithë forumet ndërkombëtare dhe e njohjes së ndërsjelltë me Serbinë”.

edi rama nicholas abbott shqiperi kosove

Sondazh

Poll