Politike

Berisha sulmon Ulsi Manjën: Je kriminel elektoral, po të përgatisim dosje ndërkombëtare. Ministri: Je i shqetësuar, shihemi në 2025

Ndërkohë që Manja i është kthyer duke i thënë se është i gatshëm që të dalë në zgjedhje përballë Berishës në çdo kohë. 

8 Qershor 2023, 13:01 Nga I.A

Berisha sulmon Ulsi Manjën: Je kriminel elektoral, po të

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka debatuar sot në Kuvend me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja. Berisha nga foltorja e ka quajtur Manjën një kriminel elektoral dhe se i kanë hapur një dosje ndërkombëtare kundër tij. Ndërkohë që Manja i është kthyer duke i thënë se është i gatshëm që të dalë në zgjedhje përballë Berishës në çdo kohë. 

Pjesë nga debati:

Berisha: Dy fjalë për këtë badigardin e Edi Ramës, se aty në qeveri badigard je. Ke kryer një zinxhir të tmerrshme krimesh të tmerrshme elektorale gjatë këtij sezoni. Po ta them këtu që do të përgatisim një dosje kombëtarë dhe ndërkombëtare kundër teje.

Ulsi Manja: Të shoh shumë të shqetësuar, të në betejën tjetër elektorale në 2025, sepse do të të mund. Sa për drejtësinë Sali jam i lumtur që mbërritën këtë ditë që unë e ti të shkojmë para drejtësie, mezi e pres këtë ditë, kam përshtypjen se ti do shkosh para meje. Më në fund reforma në drejtësi, ajo për të cilën ky parlament votoi me 140 vota po provon rezultate të prekshme. Sot më i shqetësuar je ti sesa unë për drejtësinë e je. Këtu do jemi dhe do e shofim. Unë e kam vokacion personal drejtësinë, vij nga ajo fushë, kurse ti je mjek. Raportin me drejtësinë do ta shohim bashkë. Sa për betejat elektorale jam i hapur, por sa herë do të dal me ty në shesh të mejdanit do të të mund, ty dhe këdo tjetër.

ulsi manja sali berisha seance plenare 8 qershor 2023

Sondazh

Poll