Politike

'Ti t'ja hash...'/ Deklarata e Ballës, Noka i del në mbrojtje Berishës: Merrni masa, kërkoj që socialisti të përjashtohet urgjentisht

Noka tha se fjalori i përdorur nga Balla është i njëjtë me atë të rrugës, e se nuk i përshtatet asaj që duhet të përdoret në Kuvend. 

8 Qershor 2023, 14:54 Nga A.B
'Ti t'ja hash...'/ Deklarata e Ballës, Noka i del në
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i kërkoi kryeparlamentares së Kuvendit përjashtimin nga seanca të Taulant Ballës, pas deklaratës së këtij të fundit për kryedemokratin Sali Berisha. Noka tha se fjalori i përdorur nga Balla është i njëjtë me atë të rrugës, e se nuk i përshtatet asaj që duhet të përdoret në Kuvend. 

'Besoj se e di dhe ti, është zhargon i rrugës, nuk besoj se është fjalor që mund të përdoret në Kuvend, duhet të flasim për halle. Ndërhyni, merrni masa, unë kërkoj që të përjashtohet urgjentisht, parafolësi. Gjuha e rrugës nuk mund të jetë gjuhë që të prevalojë në Kuvend'- tha Noka. 

Balla iu drejtua Berishës duke i thënë:

'Ti Sali kësaj pjese do vazhdosh t'ja hash gjithmonë, se ti kësaj i vjen anash.'

flamur noka sali berisha taulant balla seance plenare 8 qershor 2023

Sondazh

Poll