Politike

Arrestimi i Dakos, Berisha: E meriton! Po Gjushi i Tiranës që ka dhjetra pallate, ka mashtruar, kalon pa i hyrë ferra në këmbë

Berisha, duke e cilësuar Veliajn si 'Gjushi i Tiranës', tha se ai ka jo një por dhjetëra pallate kate mbi kate e kalon pa iu futur ferra në këmbë.

8 Qershor 2023, 14:30 Nga A.B
Arrestimi i Dakos, Berisha: E meriton! Po Gjushi i Tiranës që ka
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Berisha, duke e cilësuar Veliajn si 'Gjushi i Tiranës', tha se ai ka jo një por dhjetëra pallate kate mbi kate e kalon pa iu futur ferra në këmbë.

Pjesë nga deklarata:

Sa minuta kam, 5 apo 10? Të diskutosh për diskriminimin në këtë parlament është hipokrizi e madhe, shkaka bajate pasi në rast se pranohet se kushtetuta dhe ligjet janë garancia e qytetarëve për barazi para tyre në Shqipëri kushtetuta është një letër pa vlerë, ligjet sipas kreut të regjimit mafioz janë kinezëri. Nuk mund të injorohet se në këtë piramidë diskriminimi ata qe e pësojnë më shumë se të tjerët janë pakicat, nuk mund të ndodhë ndryshë sepse pabarazia para ligjit, dhunimi nxit të gjitha format e racizmave. 

Romët, egjiptianët dhe anëtarët e tjerë janë më të diskriminuarit e Europës.  Rama që firmos aferën për djegësat

Nqs një punonjëse dënohet se ka marrë 30 mijë euro për jë tender dhe meriton dënimin, Xhacka që ka marrë investimin strategjik mbrohet nga hajdutët e këtij parlamenti. Sepse normat morale të tyre janë të hajdutëve, ligji dhe kushtetuta për ta nuk ekziston. 

Gjushi, arrestohet dhe burgoset për një tender, me meritë të plotë të arrestuar, po ky Gjushi i Tiranës i cili mashtron e ka vjedhur faturat e 1 milionë fidanëve, cfarë e pëson ky? Pse flasim për diskriminim. Gjushi burgoset për një pallat, e meriton po Gjushi i Tiranës që ka dhjetra pallate, kate mbi kate, kalon pa i hyrë ferra në këmbë. Gjushi që meriton cdo dënim, e ka shumëfishuar shumën, po Gjushi i Tiranës... Ky shtron darka e dreka, wshtw vendi i diskriminimeve. 

sali berisha seance plenare 8 qershor 2023

Sondazh

Poll