Politike

Seanca në GJKKO/ Balla: Berisha s'ka këllqe që të shkojë para prokurorëve, bën si i sëmurë...

Balla ka akuzuar Berishën se ka shpërdoruar detyrën me pasojë vrasjen e protestuesve në protestën e 21 Janarit 2011.

8 Qershor 2023, 14:44 Nga A.B
Seanca në GJKKO/ Balla: Berisha s'ka këllqe që të
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla hodhi akuza të rënda ndaj kryedemokratit, Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij, Balla i ka thënë Berishës se nuk guxon të shkojë në SPAK, teksa i ka thënë se “kësaj ane në parlament”, pra mazhorancës “i vjen anash”.

'Ironia më e madhe e kësaj foltore dhe kësaj salle që të thotë Berisha “drejtësia vonon, por nuk harron”. Që Berisha të marrë nëpër gojë edhe Dakon se ka shpërdoruar detyrën për një leje pallati, kur drejtësia bëri punën vet, mirë është që ta bëjë njësoj për të gjithë. Berisha ka vrarë duke shpërdorur detyrën. Unë nuk e di se çfarë bën Prokuroria e Tiranës, me qenë se atje mbahet peng dosja e vrasjes së Aleks Nikës, që sipas Prokurorisë, vrasja nuk ka autor. Berisha ka dalë në këtë foltore dhe ka thënë që e kam vrarë unë dhe kam dhënë urdhër që të qëllohet. Të vijë këtu Berisha dhe të marrë nëpër gojë njerëz që sot janë para drejtësisë dhe të thotë se sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë e arrestuar për rryshfet, por që ky të vijë këtu dhe ndërkohë që ngre akuza dhe në orën 11 duhet të ishte përballë meje dhe përballë gjyqtares sepse e kam paditur në GJKKO për shpifje, padi penale, ky nuk vjen aty.

Ky bën gjithçka e madje edhe komplekson dhe SPAK-un. Ky po e thirrën një ditë në SPAK, ky nuk shkon, do të bëjë të sëmurin. Ky këllçe dhe prapanicë që të shkojë para prokurorëve, ky nuk e ka. Ky është një i vdekur që vazhdon dhe ec në këmbë dhe fundi më ekzemplar i gjithë kësaj fjale – flet ky në emër të drejtësisë së SHBA, ky që SHBA e kanë shpallur “non grata” për SHBA për korrupsion të nivelit të lartë dhe minim të demokracisë dhe po ashtu Britania e Madhe ia ka dhënë me fakte dhe me emra. Nuk e di se çfarë pret drejtësia në këtë vend.'

taulant balla sali berisha

Sondazh

Poll