Politike

Balla 'lëshon gojën' në Kuvend: Ti Sali, kësaj pjese do vazhdosh t'ja hash gjithmonë...

Kjo deklaratë nuk u prit aspak mirë nga deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka i cili kërkoi përjashtimin e Ballës nga seanca.

8 Qershor 2023, 14:53 Nga A.B
Balla 'lëshon gojën' në Kuvend: Ti Sali, kësaj
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla nuk është përmbajtur gjatë seancës së sotme plenare. Ai iu drejtua kryedemokratit Sali Berisha duke i thënë: 

'Ti Sali do vazhdosh (sa të jesh gjallë) t’i hashë atë që s’thuhet Partisë Socialiste. Ironia më e madhe e kësaj foltoreje është që të vijë Sali Berisha dhe të thotë se drejtësia vonon por nuk harron, që Sali Berisha të marrë nëpër gojë edhe Vangjush Dakon i cili ka shpërdoruar detyrën për një leje pallati kur ky ka vrarë duke shpërdoruar detyrën. Unë nuk e di se çfarë bën Prokuroria e Tiranës duke qenë se atje mbahet peng dosja e Aleks Nikës dhe në dosje thuhet se është një vrasje pa autor, kur vetë Sali Berisha ka thënë në këtë foltore por edhe nëpër studio televizive që e ka vrarë ai, ka thënë vetë që ka qenë ai që ka dhënë urdhër që të qëllohet”, deklaroi Balla.

Kjo deklaratë nuk u prit aspak mirë nga deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka i cili kërkoi përjashtimin e Ballës nga seanca./Dosja.al

taulant balla sali berisha seance plenare 8 qershor 2023

Sondazh

Poll