Bota

Tërmet i fortë në Greqi/ Lëkundjet ndihen në Athinë, kryebashkiaku: Kemi dalë nga shtëpitë, shpresojmë mos ketë të tjerë

Tërmeti ka ndodhur në afërsi të fshatit Exarchos dhe deri më tani nuk raportohet për dëme.

8 Qershor 2023, 15:18 Nga f.i
Tërmet i fortë në Greqi/ Lëkundjet ndihen në
foto ilustruese

GREQI- Një tërmet i fortë me magnitudë 4.9 të shkallë ka tronditur Greqinë. Lëkundjet e tërmetit me qendër në Atlanti, janë ndjerë veçanërisht në Athinë. Tërmeti ka ndodhur në afërsi të fshatit Exarchos dhe deri më tani nuk raportohet për dëme.

Kryetari i Atalantisit, Athanasios Zekendes lëkundjet u ndjenë edhe në Atikë, ndërsa u lajmërua që të gjithë banorët të dilnin nga shtëpitë e tyre. “Është ndjerë në të gjithë rajonin. dhe konkretisht në fshatin Exarchos. Të gjithë kemi dalë nga shtëpitë tona. Dhe unë jam në rrugë në momentin që po flas me ju, sepse pas tërmetit ka frikë. Deri më tani nuk raportohet për dëme. Shpresojmë që ky të ishte tërmeti kryesor dhe të mos ketë një tjetër po aq të fortë. Le të bëhen ceremonitë e pas tërmetit dhe qetësohuni”, tha ai.  

Tërmet i fortë në Greqi/ Lëkundjet ndihen në

termet ne greqi

Sondazh

Poll