Bota

Rama s'e kunsultoi me të draftin për Asosacionin! Kurti i përgjigjet nga Kuvendi: Unë kam prezantuar draft-vizionin për Asociacionin

Ai theksoi se fillimisht duhet pajtim nga pala tjetër që më pas të arrihet marrëveshja. 

8 Qershor 2023, 14:59 Nga a.l
Rama s'e kunsultoi me të draftin për Asosacionin! Kurti i
Albin Kurti

KOSOVË- Në seancën e sotme të Kuvendit, kryeministri Albin Kurti foli për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, tha se ka propozuar një draft-vizion. Ai theksoi se fillimisht duhet pajtim nga pala tjetër që më pas të arrihet marrëveshja. 

“Unë kam propozuar një draft-vizion për të zbatuar nenin 7 të marrëveshjes bazike e në lidhje edhe me nenin 10, për të cilin nuk kam pranuar së pari aprovimin e palës tjetër që s’e pranoi fare dokumentin e më pas edhe të Brukselit zyrtar që vazhdon ta konsiderojë këtë çështje të hapur. Për informacionin tuaj, përbërja e ekipit menaxhues është ndryshuar tri herë nga Qeveritë respektive të asaj kohe”, tha ai. 

Kjo deklaratë vjen pak orë pas asaj të kryeministrit Rama, i cili zbuloi se u ka propozuar Gjermanisë dhe Francës një draft për Asociacionin e Kosovës, pa u konsultuar aspak me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Tensionet në veri të Kosovës

Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

tensionet në veri të kosovës albin kurti

Sondazh

Poll