Bota

Bislimi publikon dokumente të Serbisë: Përmes Asociacionit, synohet të vendoset “Kali i Trojës” në Kosovë

Bislimi deklaroi se kërkesat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk kanë për qëllim integrimin e serbëve lokalë.

8 Qershor 2023, 14:49 Nga f.i
Bislimi  publikon dokumente të Serbisë: Përmes Asociacionit,
Besnik Bislimi

KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi deklaroi se kërkesat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk kanë për qëllim integrimin e serbëve lokalë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bislimi u shpreh se synimi është të vendoset një “Kalë i Trojës” në Kosovë.

“Plani fillestar i Asociacionit është i parëndësishëm, pasi kompetencat e tij do të evoluojnë dhe do të shfrytëzohen për shkak të mbështetjes financiare të Beogradit si dhe mungesës relative të mbikëqyrjes nga Qeveria e Kosovës. Këto kompetenca do të çojnë përfundimisht në një Republika Srpska të re me qëllimin e ndarjes territoriale. Kjo pastaj do ta detyrojë komunitetin ndërkombëtar të njohë ekzistencën e dy entiteteve kombëtare në Kosovë dhe autonominë absolute në zonat e Asociacionit. Kosova ka paralajmëruar vazhdimisht komunitetin ndërkombëtar për arsyet e vërteta pse Serbia insiston në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Asociacioni nuk kishte për qëllim asnjëherë të integronte serbët vendas në Kosovë, por të jetë si ‘Kali i Trojës’ së Beogradit për ta bërë vendin jofunksional, duke përgatitur kështu rrugën për ndarje”,- shkroi ndër të tjera ai në Twitter.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll