Bota

Ministri i Jashtëm finlandez Havisto shpall kandidaturën e tij për president

Reuters shkruan se kjo do të jetë përpjekja e tretë e një anëtari të Partisë së Gjelbër, për tu bërë president i Finlandës.

8 Qershor 2023, 13:59 Nga I.A
Ministri i Jashtëm finlandez Havisto shpall kandidaturën e tij
Pekka Havisto

FINLANDË- Ministri i Jashtëm finlandez Pekka Havisto u shpreh se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, me dëshirën për të pasuar kreun aktual të shtetit, Sauli Ninisto, i cili del në pension pas dy mandatesh. Reuters shkruan se kjo do të jetë përpjekja e tretë e një anëtari të Partisë së Gjelbër, për tu bërë president i Finlandës.

"Kohët e fundit, shumë qytetarë finlandezë me prejardhje shumë të ndryshme më kontaktuan dhe më kërkuan të kandidoj në zgjedhjet presidenciale janarin e ardhshëm", tha Havisto në konferencën për shtyp. 

pekka havisto sauli ninisto

Sondazh

Poll