Bota

Moska në gjykatën e Hagës ngre akuzat: Kievi shkaktoi shpërthimin e digës në Kakhovka

8 Qershor 2023, 14:36 Nga f.i
Moska në gjykatën e Hagës ngre akuzat: Kievi shkaktoi
diga

HAGË- Moska ka dëshmuar sot para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë duke thënë se Kievi shkatërroi digën hidroelektrike Kakhovka dhe e quajti qeverinë ukrainase “neo-naziste”, raporton Reuters.

Kievi ka apeluar, duke akuzuar qeverinë ruse për shkelje të një traktati kundër financimit të terrorizmit duke ofruar mbështetje për separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore, që nga viti 2014. Ky rast u bë publik për herë të parë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2017.

“Ukraina pretendoi se Rusia shkaktoi shpërthimin në digën në Nova Kahovka. Në fakt Ukraina është ajo që e bëri këtë”, tha ambasadori rus në Holandë, Alexander Shulgin.

hage lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll