Bota

Gashi i përgjigjet propozimit të Ramës: Statutin e Asociacionit mund ta propozojë vetëm Qeveria e Kosovës

Në një postim në Facebook, Gashi ka thënë se statutin e Asociacionit si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë mund ta bëjë vetëm Qeveria e Kosovës, dhe askush tjetër. 

8 Qershor 2023, 15:06 Nga a.l
Gashi i përgjigjet propozimit të Ramës: Statutin e Asociacionit
Arben Gashi

KOSOVË- Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili sot tha se i ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz. Në një postim në Facebook, Gashi ka thënë se statutin e Asociacionit si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë mund ta bëjë vetëm Qeveria e Kosovës, dhe askush tjetër. 

“Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër”, ka shkruar shefi i deputetëve të LDK-së.

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për media lidhur me situatën në veri ka thënë se drafti i Asociacionit është punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë.

arben gashi

Sondazh

Poll