Bota

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës: E kam parë draftin e Ramës për Asociacionin

Hoxhaj me anë të një postimi në Twitter deklaroi se e mbështet qëndrimin e Ramës, për krizën në veri të Kosovës.

8 Qershor 2023, 14:15 Nga f.i
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës: E kam parë draftin e Ramës
Enver Hoxhaj

KOSOVË- Ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj thotë se e ka parë draftin e kryeministrit Edi Rama për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri. Hoxhaj me anë të një postimi në Twitter deklaroi se e mbështet qëndrimin e Ramës, për krizën në veri të Kosovës.

“Unë mbështes qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për krizën në veri të Kosovës. Është thelbësore që Kosova të punojë së bashku me aleatët tanë strategjikë në mënyrë që të adresojmë me përgjegjësi dialogun Kosovë-Serbi dhe qasja më e qëndrueshme është përmes një marrëveshjeje të plotë të njohjes reciproke”, shkroi ai në Twitter.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se i ka dorëzuar një draft propozim, presidentit francez, Emannuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

enver hoxhaj

Sondazh

Poll