Sport

Al Ittihad zyrtarizon lëvizjen e dytë bombë, pas Karim Benzema! Kontratë dyvjeçare dhe paga 100 mln. euro në sezon…

Mesfushori francez N'Golo Kante do t'i nënshtrohet një vizite mjekësore të enjten, më 8 qershor, pas së cilës do të prezantohet zyrtarisht.

7 Qershor 2023, 18:36 Nga DOSJA

Al Ittihad zyrtarizon lëvizjen e dytë bombë, pas Karim Benzema!

ARABIA SAUDITE - Dritarja e merkatos së verës 2023 erdhi e mbushur me një shfaqje totale në Arabinë Saudite: Al Ittihad do të zyrtarizojë lëvizjen e dytë bombë, pas Karim Benzema. Sipas shtypit ndërkombëtar, marrëveshja mes klubit dhe lojtarit është arritur. Kontrata do të nënshkruhet për dy vite dhe paga do të jetë 100 milionë euro në sezon.

Të martën, më 6 qershor, Al Ittihat zyrtarizoi transferimin e Karim Benzemas në Arabinë Saudite. Ish-sulmuesi i Real Madrid ka nënshkruar një kontratë që zgjat deri në qershor 2026 dhe do të fitojë 100 milionë euro në sezon.

Rreth 24 orë pasi u zyrtarizua lëvizja e Benzemas, Al Ittihad goditi sërish! N'Golo Kante u bind të largohej nga Chelsea dhe të merrte rrugën drejt Arabisë Saudite! Kontrata e Kantes me ekipin e “Stamford Bridge” do të skadonte më 30 qershor dhe francezi nuk e nënshkroi zgjatjen. Në këtë kuadër, Al Ittihad ndërhyri dhe e bindi në kohë rekord.

Marrëveshja mes N'Golo Kante dhe kampionëve të Arabisë Saudite është totale. Mesfushori 32-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë deri në qershor 2025 dhe, ashtu si Benzema, do të shpërblehet me një pagë kolosale prej 100 milionë euro në sezon. Në kontratën e Kantes ishte parashikuar edhe një opsion për t'u zgjatur për një sezon tjetër.

Al Ittihad zyrtarizon lëvizjen e dytë bombë, pas Karim Benzema!

Sipas burimit të cituar, N'Golo Kante do t'i nënshtrohet një vizite mjekësore të enjten, më 8 qershor, pas së cilës do të prezantohet zyrtarisht. Kalimi i N'Golo Kante te Al Ittihad u konfirmua edhe nga dy burime të tjera kryesore. “L'Equipe”, duke cituar agjencinë AFP, si dhe televizionin shtetëror të Arabisë Saudite, kanë konfirmuar se N'Golo Kante tashmë ka nënshkruar një marrëveshje në parim me Al Ittihad.

Shumica e pjesëve të kontratës tashmë janë nënshkruar dhe Kante do të vendosë stilolapsin në letër nesër përpara se lëvizja të zyrtarizohet nga Al Ittihad.

Kante për Chelsean ka luajtur 269 ndeshje, në të cilat ka spikatur ndër të tjera me 13 gola dhe 16 asistime. Me grupin në “Stamford Bridge”, mesfushori francez fitoi një titull në Premier League, Champions League, Europa League, Superkupën e Evropës, Kupën e Botës për Klube dhe një Kupë FA.

Në vitin 2018, N'Golo Kante u bë kampion bote me kombëtaren franceze.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll