Bota

Ukraina evakuon mbi 1500 njerëz nga zonat e përmbytura pas shkatërrimit të digës

Raportohet se 20 vendbanime në bregun perëndimor të lumit Dnipro dhe më shumë se 1900 shtëpi u përmbytën në rajonin Kherson.

7 Qershor 2023, 13:16 Nga f.i
Ukraina evakuon mbi 1500 njerëz nga zonat e përmbytura pas
pamje nga përmbytjet

UKRAINË- Më shumë se 1,548 persona janë evakuuar në të dy anët e lumit Dnipro nga përmbytjet e shkaktuara nga shkatërrimi i digës Kakhovka të pushtuar nga Rusia në Ukrainë. Mediat e huaja raportojnë se se mijëra persona të tjerë do të duhet të largohen nga shtëpitë e tyre.

Raportohet se 20 vendbanime në bregun perëndimor të lumit Dnipro dhe më shumë se 1900 shtëpi u përmbytën në rajonin Kherson. Operacioni për të shpëtuar njerëzit ka përfshirë 1700 punëtorë, 300 pajisje dhe 33 anije.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll