Bota

Osmani për "Reuters": Vuçiç burrë dramatik! Kosova do i shpallë zgjedhjet nëse firmoset peticioni nga 20% e votuesve

Osmani ka thënë se para shpalljes së zgjedhjeve do të kërkojë garanci nga ndërkombëtarët se Beogradi s’do të ndërhyjë.

7 Qershor 2023, 12:23 Nga f.i
Osmani për "Reuters": Vuçiç burrë dramatik!
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova mund t’i shpallë zgjedhjet e reja, nëse 20 për qind e votuesve nënshkruajnë një peticion me këtë kërkesë. Gjatë një interviste për "Reuters", Osmani ka thënë se para shpalljes së zgjedhjeve do të kërkojë garanci nga ndërkombëtarët se Beogradi s’do të ndërhyjë.

'Peticioni është “mënyra më demokratike” për shpallje të zgjedhjeve. Në këtë mënyrë, mendoj që garantojmë pjesëmarrjen e serbëve, sepse kërkesa do të duhej të vinte prej tyre, prej qytetarëve,"-tha Osmnai.

Sa i përket presidentit të Serbisë, Osmani e ka përshkruar Vuçiç si një burrë dramatik.

“Vuçiç, në shumicën e takimeve të tij është goxha burrë dramatik. Prandaj, ai, natyrisht se ka tentuar të krijojë drama sërish, mirëpo nuk ka ofruar ide që mund të kontribuojnë në paqe dhe stabilitet në rajon. Ai dëshiron të pretendojë se po bën koncesione të mëdha, që ai është nën presion të madhe, që po vuan, që është në rrezik, e gjëra të ngjashme. Mirëpo diçka e tillë nuk duhet të tolerohet pas moshës katërvjeçare”,-u shpreh Osmani.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll