Bota

Policia gjermane e kërkoi në çdo cep, 'BMW' e vjedhur në Gjermani gjendet në Mitrovicën Veriore

Automjeti i kërkuar, i cili ka qenë i parkuar në një lokacion në komunën Mitrovicë Veri është lokalizuar nga njësitë policore të Mitrovicës dhe është konfiskuar.

7 Qershor 2023, 13:42 Nga f.i
Policia gjermane e kërkoi në çdo cep, 'BMW' e vjedhur
BMW e vjedhur

KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicën Veriore ka gjetur dhe konfiskuar një makinë, e cila ishte vjedhur në Gjermani. 

Automjeti i kërkuar, i cili ka qenë i parkuar në një lokacion në komunën Mitrovicë Veri është lokalizuar nga njësitë policore të Mitrovicës dhe është konfiskuar.

“Si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar në mes të autoriteteve gjermane dhe Policisë së Kosovës, konkretisht Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), është arritur të lokalizohet në Kosovë, automjeti i tipit "BMW 320" me targa gjermane, e cila kërkohej nga autoritetet e Gjermanisë, si makina që dyshohej se është vjedhur në shtetin e Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin, mësohet se janë duke u kryer të gjitha veprimet e mëtejshme ligjore dhe hetimore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë dhe të autoriteteve të shtetit gjerman.

mitrovice gjendet makina ne mitrovice

Sondazh

Poll