Aktualitet

Plagosi me thikë gruan për shkak të xhelozisë, 46-vjeçari vetëdorëzohet në polici dy ditë pas krimit

Aleko Myrtollari, 46-vjeçari i cili dy ditë më parë plagosi me thikë bashkëshorten e tij, Manjola Myrtollari, është vetëdorëzuar në polici.

6 Qershor 2023, 22:36 Nga m.s
Plagosi me thikë gruan për shkak të xhelozisë,
Aleko Myrtollari dhe Manjola Myrtollari

KORÇË- Aleko Myrtollari 46-vjeçari i cili dy ditë më parë plagosi me thikë bashkëshorten e tij, Manjola Myrtollari, është vetëdorëzuar në polici.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në qytetin e Korçës, në shtëpinë ku çifti i bashkëshortëve jetonin me qira. Bashkëshorti e goditi disa herë me thikë Manjolën, dhe sipas mjekëve, mjeti prerës i ka dëmtuar edhe organet jetësore. 

Mësohet se ata jetonte me qira, ndërsa kishin më shumë se një muaj që ishin zhvendosur nga Tirana për të jetuar në Korçë. Thuhet se çifti ka pasur probleme prej kohësh.

Bashkëshorti ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj Manjola Myrtollarit. Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet xhelozia. Në banesë në ato momente kanë qenë edhe fëmijët, por autori më parë i ka nxjerrë ata jashtë, dhe më pas ka qëlluar me thikë disa herë bashkëshorten.

aleko myrtollari manjola myrtollari xhelozi

Sondazh

Poll