Aktualitet

"Po merren masa të nxituara"/ Arrestimi i Vangjush Dakos, avokati: Kallëzimet nga banorët e një pallatit dhe Ferdinand Xhaferraj

Sipas avokatit akuzat që rëndojnë mbi Dakon janë “Shpërdorim detyre” për dy raste të ndryshme, ndërsa tha se Prokuroria e Posaçme e ka lënë atë në arrest me burg.

6 Qershor 2023, 21:48 Nga A.B
"Po merren masa të nxituara"/ Arrestimi i Vangjush Dakos,
Petrit Ismaili

TIRANË- Ka folur për mediat avokati i ish-kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, Petrit Ismaili, nga Drejtoria e Policisë së Tiranës. Sipas tij akuzat që rëndojnë mbi Dakon janë “Shpërdorim detyre” për dy raste të ndryshme, ndërsa tha se Prokuroria e Posaçme e ka lënë atë në arrest me burg.

“Sapo u ekzekutua vendimi i gjykatës së shkallës së parë që vendosi arrest me burg për Dakon. Akuzat, është një, për shpërdorim detyre në dy raste, një kallëzim nga disa banorë të një pallati që pretendojnë se ka pasur shkelje, dhe një në prag të zgjedhjeve të 2021, nga Ferdinad Xhaferri.

Kam qenë në brendësi të çështjes për akuzën e parë. Paraprakisht deklaroj se Prokuroria e Posaçme nuk po mban dot ekuilibër nën trysnin mediatike, politike apo ndërkombëtarëve dhe po merr masa për mendimin tim të nxituara”, tha ai.

ÇFARË NDODHI SOT?

Ish-kryebashkiaku i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në SPAK pas urdhër arrestit të lëshuar lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për një leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh. SPAK ka lëshuar edhe 9 urdhër arreste për 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Për 6 prej tyre SPAK ka urdhëruar arrest me burg, ndërsa për 3 prej tyre, gra, është lënë në fuqi masa për arrest shtëpie./Dosja.al

petrit ismaili arrestohet vangjush dako

Sondazh

Poll