Aktualitet

Larje hesapesh për drogë? Goditet me thikë shqiptari në Itali, dëshmia: Autorët ishin nga Afrika e Veriut

I pari që i ka ardhur në ndihmë të plagosurit ka qenë një hotelier, i cili ka lajmëruar ambulancën.

6 Qershor 2023, 21:15 Nga A.B
Larje hesapesh për drogë? Goditet me thikë shqiptari në
Policia

ITALI-Një 31-vjeçar shqiptar është goditur me thikë pas shpine mbrëmjen e djeshme në Itali. E gjithë kjo ndodhi në afërsi të stacionit të metrosë Fiabilandia, raportojnë mediat italiane. 

Personi që u plagos ka dëshmuar se u qëllua nga dy persona me origjinë nga Afrika e Veriut në nënkalimin e Via Madridit. I pari që i ka ardhur në ndihmë të plagosurit ka qenë një hotelier, i cili ka lajmëruar ambulancën.

Për momentin nuk ka asnjë identifikim nga Policia, e cila ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes. Asnjë hipotezë nuk përjashtohet. Sipas tyre, duket shumë e pamundur që treshja të mos njihen me njëri-tjetrin. 

Hipoteza që mbizotëron aktualisht, është se mund të jetë një shlyerje hesapesh, në lidhje me aktivitetet e trafikut të drogës që mund të ishin zhvilluar në zonë. Shqiptarit nuk i është vjedhur as portofoli dhe as celulari./Dosja.al

plagoset shqiptari ne itali

Sondazh

Poll