Aktualitet

Kallëzimi i tij çoi Dakon pas hekurave, qytetari në Durrës: Arrestimi është për bujë politike, për asgjë tjetër!

Qytetari u shpreh se denoncimi bashkë me banorët e tjerë është bërë para dhe pas tërmetit, për dy pallate që janë dëmtuar.

6 Qershor 2023, 21:27 Nga A.B
Kallëzimi i tij çoi Dakon pas hekurave, qytetari në
Qytetari

DURRËS- Banori i qytetit të Durrësit i cili dy vite më parë kallëzoi në SPAK ish-kryebashkiakun Vangjush Dako dhe ish-zyrtarë të bashkisë, dhënë sot një intervistë për mediat. Bashkim Dika, për 'Euronews Albania', u shpreh se denoncimi bashkë me banorët e tjerë është bërë para dhe pas tërmetit, për dy pallate që janë dëmtuar.

“Arrestimi i sotëm është arrestim për bujë politike, për asgjë tjetër. Kallëzimin e kemi bërë që para tërmetit pasi në pallat janë shtuar kate pa leje, asnjë nga pallatet nuk ka pilota, janë direkt në beton dhe pa asnjë garanci sigurie.'- ka thënë banori. 

ÇFARË NDODHI SOT?

Ish-kryebashkiaku i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në SPAK pas urdhër arrestit të lëshuar lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për një leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh. SPAK ka lëshuar edhe 9 urdhër arreste për 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Për 6 prej tyre SPAK ka urdhëruar arrest me burg, ndërsa për 3 prej tyre, gra, është lënë në fuqi masa për arrest shtëpie./Dosja.al

arrestohet vangjush dako

Sondazh

Poll