Aktualitet

Paralajmërimi i kryeprokurorit: Rrezikojmë të na bllokohet puna, ka detyrime të prapambetura

Një vendim i Gjykatës Kushtetuese ka zbuluar se punonjësit e drejtësisë janë paguar gabimisht më pak prej vitesh, dhe detyron të gjitha institucionet të kompensojnë stafin.

6 Qershor 2023, 21:57 Nga m.s
Paralajmërimi i kryeprokurorit: Rrezikojmë të na bllokohet puna,
Olsian Çela

TIRANË- Kryeprokurori Olsian Çela, teksa ka raportuar në Komisionin e Ligjeve mbi kriminalitetin e vitit që lamë pas, ka shprehur shqetësimin se Prokuroria është drejt falimentimit, pasi u ka ardhur përmbarimi. Një vendim i Gjykatës Kushtetuese ka zbuluar se punonjësit e drejtësisë janë paguar gabimisht më pak prej vitesh, dhe detyron të gjitha institucionet të kompensojnë stafin.

Kjo barrë financiare ka vënë në vështirësi edhe Prokurorinë e Përgjithshme, e cila i kërkoi ndihmë Kuvendit, sepse në dyert e saj ka trokitur përmbarimi.

“Kjo e bën situatën mjaft alarmante, sepse rrezikon bllokimin tërësor të aktivitetit të Prokurorisë. Me gjithë kërkesat e çuar drejt Ministrisë së Financave, rrezikojmë sot që të bllokohet puna në prokurori për shkak të këtyre detyrimeve të prapambetura”, tha Olsian Çela.

Kuvendi u angazhua të ndërhyjë pranë qeverisë për zgjidhjen e situatës, por ju tha se duhet të prisnin rishikimin e buxhetit të shtetit.

 

 

 

olsian Çela prokuroria

Sondazh

Poll