Aktualitet

Piu kafen poshtë banesës dhe u nis për Tiranë/ Lëvizjet e fundit-Çfarë bëri Dako pasi SPAK lëshoi urdhrin për arrest

Dako fillimisht ka konsumuar një kafe në lokalin poshtë apartamentit ku banon dhe më pas është nisur drejt Tiranës.

6 Qershor 2023, 20:26 Nga A.B
Piu kafen poshtë banesës dhe u nis për Tiranë/ Lëvizjet
Vangjush Dako

TIRANË- Vangjush Dako duke se ka pasur dijeni për urdhër-arrestin e lëshuar ditën e sotme nga SPAK. Ish-kreu i bashkisë së Durrësit ka qenë sot në drejtorinë e policisë së Tiranës në momentin kur është arrestuar nën akuzën e shpërdorimi të detyrës për një leje ndërtimi të dhënë 11 vite më parë dhe një tender.

Raportohet se Dako fillimisht ka konsumuar një kafe në lokalin poshtë apartamentit ku banon dhe më pas është nisur drejt Tiranës, për t’u paraqitur në ambientet e drejtorisë së policisë, ku është kryer arrestimi i tij.

ÇFARË NDODHI SOT?

Ish-kryebashkiaku i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në SPAK pas urdhër arrestit të lëshuar lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për një leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh. SPAK ka lëshuar edhe 9 urdhër arreste për 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Për 6 prej tyre SPAK ka urdhëruar arrest me burg, ndërsa për 3 prej tyre, gra, është lënë në fuqi masa për arrest shtëpie./Dosja.al

arrestohet vangjush dako

Sondazh

Poll