Aktualitet

Si është gjendja e Vangjush Dakos? Avokati jep detaje: Do përballet me drejtësinë, ka stres...

Ai ka zbuluar se ka qenë vetë ai që ka vënë në dijeni Dakon për ekzistencën e një urdhër-arresti.

6 Qershor 2023, 21:49 Nga A.B
Si është gjendja e Vangjush Dakos? Avokati jep detaje: Do
Petrit Ismaili

TIRANË- Avokati i Vangjush Dakos, Petrit Ismaili ka dhënë një deklaratë për mediat. Ai ka zbuluar se ka qenë vetë ai që ka vënë në dijeni Dakon për ekzistencën e një urdhër-arresti, ndërsa më tej kanë vënë në dijeni autoritetet për vendndodhje e Dakos, i cili në atë ishte në Tiranë.

“Në momentin e arrestimit jam unë që kam njoftuar Dr e Policisë pas lajmit nga mediat, për vendndodhjen e Dakos. Dako ka qenë në Tiranë. Kur pamë që ka një masë sigurimi kemi njoftuar autoritetet që kanë ardhur dhe kanë zbaruar urdhrin, në kushtet e vetëdorëzimit'

Më tej, ai tregoi se Dako është i gatshëm që të përballet me drejtësinë.

'Ai është vetëqendruar. Ai ka qenë në kontakt me autoritetet, ka dhënë të gjitha sqarimet e nevojshme, bëhet fjalë për vendime kolegjiale. Bëhet fjalë për një pallat me leje. Nuk besoj të ketë asnjë metër katror jashtë lejes. Ai është i gatshëm të përballet me drejtësinë. Ai nuk ka probleme shëndetësore, normalisht stresi pjesa emocionale.'

ÇFARË NDODHI SOT?

Ish-kryebashkiaku i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në SPAK pas urdhër arrestit të lëshuar lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për një leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh. SPAK ka lëshuar edhe 9 urdhër arreste për 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Për 6 prej tyre SPAK ka urdhëruar arrest me burg, ndërsa për 3 prej tyre, gra, është lënë në fuqi masa për arrest shtëpie./Dosja.al

vangjush dako arrestohet vangjush dako

Sondazh

Poll