Aktualitet

Itali/ Pranga shqiptarit që kërcënonte ish-bashkëshorten dhe e përndiqte, sulmoi të afërmit e saj: Ju na ndatë!

Ndaj tij u mblodhën indikacione të rënda fajësie, në lidhje me krimet e përndjekjes dhe dëmtimeve të rënda personale, të kryera ndaj ish-bashkëshortes së tij, gjithashtu me origjinë nga Shqipëria

6 Qershor 2023, 21:19 Nga m.s
Itali/ Pranga shqiptarit që kërcënonte ish-bashkëshorten dhe
policia italiane

ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi përndiqte ish-bashkëshorten dhe e kërcënonte se do ta vriste. Shqiptari tashmë është në “arrest shtëpie”.

Ndaj tij u mblodhën indikacione të rënda fajësie, në lidhje me krimet e përndjekjes dhe dëmtimeve të rënda personale, të kryera ndaj ish-bashkëshortes së tij, gjithashtu shqiptare.

Në mënyrë të veçantë gjatë muajve të fundit, ish-bashkëshortja ishte kërcënuar vazhdimisht me vdekje, ishte ndjekur edhe jashtë vendit. Ndërsa njerëzit e afërt të saj ishin sulmuar disa herë, për shkak se në një farë mënyre ishin përgjegjës për ndarjen.

arrestohet shqiptari itali perndjekje

Sondazh

Poll