Aktualitet

17-vjeçari shqiptar humb jetën në Greqi, motori i tij përfundoi poshtë gomave të kamionit (EMRI)

Kamioni i plehrave po shkonte drejt landfillit të bashkisë Kavallë, kur i riu duket se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar nën rrotat e mjetit

6 Qershor 2023, 20:30 Nga m.s
17-vjeçari shqiptar humb jetën në Greqi, motori i tij
Pamje nga vendngjarja

GREQI- Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi. Enea Topi ka qenë duke drejtuar një motor, kur është futur poshtë kamionit të plehrave të Bashkisë së Kavallës, njoftojnë mediat greke. Kamioni i plehrave po shkonte drejt landfillit të bashkisë Kavallë, kur i riu duket se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar nën rrotat e mjetit. Stafi arsimor i shkollës, me anë të një mesazhi të ndjerë, ka shprehur dhimbjen e thellë për ngjarjen tragjike.

“Dhimbja na pushtoi kur pak kohë më parë u njoftuam për vdekjen e nxënësit tonë, në një aksident trafiku në zonën e Agios Tryphons. Studenti ynë është Enea Topi, drejtues i motorit që u fut nën një kamion plehrash të Bashkisë së Kavallës. Një fëmijë i lumtur, i dashur nga të gjithë, sportist, lojtar i ekipit të futbollit të shkollës sonë. Zoti ia preftë shpirtin dhe i dhentë kurajë familjes.

Theksojmë edhe një herë, se fëmijët i drejtojnë motoçikletat e tyre herë me patentë, herë pa leje, të pamatur dhe me rrezikshmëri të lartë brenda dhe jashtë qytetit. Ata nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun dhe mund të pësojnë në çdo kohë. Këtë vit nxënësit e shkollës janë përfshirë në të paktën 7 aksidente të rënda. Shkolla është në zi dhe nuk është hera e parë… Le të shpresojmë të jetë e fundit”.

enea topi greqi motor

Sondazh

Poll