Politike

‘Rrjedhje’ në PD/ Kandidati ‘ultimatum’ Bashës: Po s’mu ndërtua selia e partisë, ika në Parlament

2 Mars 2019, 11:29 Nga DOSJA
‘Rrjedhje’ në PD/ Kandidati ‘ultimatum’

TIRANË- Pas rrjedhjes në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, edhe në Partinë Demokratike duket se ka probleme me kandidatët vijuesë në listat për deputetë.

Pas Kujtim Gjuzit, që tha dje se do të pranojë mandatin e deputetit dhe do të drejtojë opozitën e re, ditën e sotme është Selami Jenisheri që i vë edhe një ultimatum kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Jenisheri është një nga kandidatët e PD-së në listën për të marrë mandatin e deputetit. Ai është kryetar i Partisë së Pensionistëve të Shqipërisë dhe thotë se është në mëdyshje për të pranuar mandatin.

Nëse nuk i ndërtohet selia e partisë së prishur në Shkodër, atëherë do të pranojë mandatin e dhënë nga KQZ. Jenisheri thotë se kryetari i PD, Lulzim Basha i ka thënë se do të komunikojë me kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi për këtë problem.

“Unë kam qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 2017 në listën e PD-së. Unë kryetar i pensionistëve të Shqipërisë. PD ka parë të arsyeshme që ti djegë mandatet, edhe nuk ka asnjë arsye që të mos e djeg mandatin. Por ka ndodhur një incident, që duhet zgjidhur ligjërisht, që unë të respektoj këtë koalicion. Mua më kanë shkatërruar selinë e partisë, më kanë nxjerrë me më vrarë, me më rrëmbyer, këta janë prokuroria dhe policia nuk pranon me hetuar.

Makina ime është në polici, nuk pranojnë me ekspertuar. Unë jam biznesmen dhe më kanë shkatërruar biznesin. Këtë gjë ma kanë bërë kryetarët e bashkisë së PD-së, unë kam biseduar me Bashën, më ka thirrur ditën e shtunë, dhe i kam thënë më zgjidh partinë, që unë të ushtroj punën, pasi në të kundërt nuk e ndjej veten pjesë e kësaj liste. Basha më tha do të bisedoj me Voltana Ademi, kjo është gallatë krejt. Këtu me qenë partia jonë ka 650 mijë votues, janë njerëz të pushtetit ata që kanë tentuar me më vranë dhe fëmijë dhe policinë që kanë dalë me më vrarë. Mandatin nuk them se nuk do të pranoj, por nëse më ndërton selinë e partisë që ma kanë prishur këta vetë, atëherë..nuk kam si ta pranoj kur ti mua më shkatërron selinë, ku do ta ushtroj unë aktivitetin e partisë.”thotë ai.

Ditën e djeshme, 4 kandidatë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim pranuan mandatin e dhënë nga KQZ. (Lexo ketu)

Opozita ka nisur një valë protestash që janë paralajmëruar nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha se do të zhvillohen para Kuvendit çdo të enjte. Së bashku me LSI-në, ata kërkojnë rrëzimin e Qeverisë Rama, ngritjen e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Si hap radikal, deputetët e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë djegur mandatet e tyre.  

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites partia e pensionisteve selim jenisheri djegia e mandateve te opozites partia e pensionisteve selim jenisheri

Sondazh

Poll