Politike

Samiti i Diasporës/ Rama batuta me Pirgun: Po të më dëgjosh mua i jep një zë shqiponjës (VD)

1 Mars 2019, 19:19 Nga DOSJA
Samiti i Diasporës/ Rama batuta me Pirgun: Po të më dëgjosh

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, mori pjesë në Samitin e II të Diasporës, ku pas fjalës së tij i ka dhënë si vlerësim tenorit shqiptarë me famë botërore, Saimir Pirgu. (Lexo këtu)

Por ashtu siç bën gjithmonë, as ky rast nuk i ka shpëtuar pa lëshuar disa batuta.

Pasi mbaroi fjalën e tij, ai iu drejtua organizatorëve duke thënë: “Mbarova! Do iki, do rri? Si është? Aaa?”.

Më tej pasi mori Shqiponjën për t’ia dorëzuar Pirgut, u shpreh: “Tani meqënëse dola, po më japin edhe mua një shqiponjë. Më vjen mirë që këtë shqiponjë po ia jap një personi, që na bën të ndihemi krenar. Dhe e admiroj se është nga ata që kur një ëndërr e sheh me sytë hapur mjafton të investosh dhe e arrit. Është Saimir Pirgu”.

Kryeministri Edi Rama: Po të më dëgjosh mua nuk thua asgjë, por jepi zë shqiponjës. Kështu me shenja e bëjmë të gjithë ne, por me vepra.

Tenori Saimir Pirgu: Jo unë e bëj edhe me vepra.

Pas kësaj, Pirgu solli disa çaste muzikore.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike batutat në samitin e diasporës edi rama saimir pirgu samiti i diaspores batutat në samitin e diasporës edi rama saimir pirgu samiti i diaspores

Sondazh

Poll