Djegia e mandateve/ Balla: Parlamenti legjitim, zgjedhjet e përgjithshme do të zhvillohen në 2021
1 Mars 2019, 20:38Nga DOSJA
PEQIN– Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar me Ministrin e Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi zhvilluan një takim me Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste Peqin.
Balla theksoi se kryedemokrati Lulëzim Basha krijoi një precedent të rezikshëm, që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës, duke iu referuar djegies së mandateve.
“Lulëzim Basha krijoi një precedent të rezikshëm, që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës, që çdo opozitë që nuk kënaqet me rezultatin zgjedhor të kërcënojë me djegie mandatesh nëse nuk merr fitoren ne tavolinë”, tha Balla.
Më tej, Balla komentoi edhe deklaratat e Bashës dhe Kryemadhit kundër delegacionit të PE-së, pas vizitës së tyre dy-ditore në Tiranë.
“Deklaratat e partnerëve tanë ndërkombëtarë nuk lënë asnjë vend për pikëpyetje. Thirrja e tyre mbetet e qartë ndaj çdo kandidati në listat shumëemërore për të mos iu bindur urdhërit politik të Bashës dhe Kryemadhit për mandatet e deputetëve. Parlamenti është legjitim, Qeveria është legjitime dhe të jetë e qartë se Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme janë në Qershor 2021. Ndërkohë që më 30 Qershor 2019 shqiptarët do të votojnë për kryetarët dhe këshillat bashkiakë”, deklaroi Balla.
Ndërkohë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i bëri thirrje stukturave të partisë së saj që të përgatiten për zgjedhet e parakohshme qendrore që do të zhvillohen në maj. (Lexo këtu)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SKRAPAR- Pas deklaratës së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, lidhur me bllokimin e buxhetit të Bashkisë Skrapar, ka reaguar edhe kryebashkiaku Nesim Spahiu...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, mori pjesë në Samitin e II të Diasporës, ku pas fjalës së tij i ka dhënë si vlerësim tenorit shqiptarë me famë botërore, Sai...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë pas dorëzimit të çmimeve “Shqiponjat e Arta” gjatë Samitit të Diasporës. Rama me nota humori treg...
TIRANË- Kryetari aktual i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skëndër Bruçaj është tërhequr së fundmi nga gara për një mandat të dytë në krye të kët...
Me anë të një letre Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, u ka kërkuar ndjesë qytetarëve dhe bizneseve që u prekën nga gazi lotsjellës që u ...
TIRANË- Banorët e Astirit janë mbledhur sërish në protestë mbrëmjen e sotme, ku kërkojnë anulimin e plotë të projektit, i cili dëmton banesat e tyre. Ata i...
TIRANË- Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, mori pjesë në aktivitetin përkujtimor në nder të masakrës së Filatit të zhvil...
TIRANË- Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj e ftuar në studion e “Faxnews”, ka folur për situatën politike në vend, si dhe djegien e mandateve të opozit...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.Me anë të një postimi në rrjetet sociale Berrisha ka publikua...