Politike

Gjyqet për shpifje/ PD i përgjigjet Ramës: Opozita s’thyhet nga presionet

2 Mars 2019, 10:34 Nga DOSJA
Gjyqet për shpifje/ PD i përgjigjet Ramës: Opozita s’thyhet

TIRANË– Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili u shpreh se tashmë kanë filluar proceset gjyqësore për ‘Fabrikën e Shpifjeve’, siç e quan ai.(Lexo këtu)

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku bën me dije se nuk ka asnjë hap pas dhe sipas saj kush mendon se frikëson opozitën me gjyqe e presionin e gjykatës, duhet ta dijë që ajo nuk thyhet.

Reagimi i Jorida Tabakut

Asnjë hap pas!

Kush mendon se frikëson opozitën me gjyqe e presionin e gjykatës duhet ta dijë që ajo nuk thyhet. Kush mendon që do mbyllë gojën e opozitës për të fshehur të vërtetën, nuk e ka kuptuar që fundi i çdo tiranie është i keq. Opozita nuk I frikësohet askujt, aq më tepër atij që I frikësohet qytetarëve dhe fshihet në protesta.

Personalisht i qëndroj çdo akuze të drejtuar ndaj qeverisë. Nga inceneratorët e deri tek lojërat e fatit. Rilindja gjeti 890 pika të basteve dhe gjatë qeverisjes së saj ato shkuan 4200. Pika dhe kompani që zotëroheshin nga grupe kriminale për të cilat nuk heshtëm dje dhe nuk do të heshtim as në gjykatë.

Me datë 20 Mars seanca e rradhës. Do shkoj me argumenta e prova ashtu si kam folur gjithmonë në politikë, nuk kam në dorë as presionin e vettingut dhe as pushtetin por të vërtetën!

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama jorida tabaku ligji anti-shpifje proceset gjyqesore edi rama jorida tabaku ligji anti-shpifje proceset gjyqesore

Sondazh

Poll